E diela e jetimëve

10 Nëntor 2024

Si të filloni?

1

Shkarkoni udhëzuesin

Ky është një udhëzues me disa ide për të organizuar të Dielën e Jetimëve.

2

Regjistroni eventin tuaj

Nxitni e ikurajoni edhe të tjerë duke e regjistruar eventin tuaj.

3

Planifikoni eventin tuaj

Filloni të planifikoni eventin tuaj tani duke aksesuar burime online.

Zoti është i përfshirë, personalisht dhe thellësisht , në çështjen e jetimëve. Ai e thërret popullin e Tij që të jetë pjesë e këtij pasioni dhe t'i sjellë dashurinë e Jezu Krishtit çdo fëmije, si me fjalë ashtu edhe me vepra. Të Dielën e Jetimëve, kisha kujtohet për këtë të vërtetë dhe ftohet të veprojë sipas zemrës së Perëndisë.

Për më shumë se 20 vjet, çdo vit kishat anëmbanë botës mblidhen  javën e dytë të nëntorit për të sjellë në vëmendjen tonë Zemrën e Zotit për fëmijët jetimë dhe vulnerabël, familjet e tyre dhe për të ftuar bashkësitë e tyre lokale t’I përgjigjen kësaj thirrje në mënyrë domethënëse.

Pavarësisht nëse kisha/ organizata juaj është e madhe apo e vogël, E diela e Jetimëve është një mundësi shumë  e mirë që të inkurajoni bashkësinë tuaj të kuptojë Zemrën e Zotit për fëmijët jetimë dhe se si mund të veprojnë konkretisht.

Bashkohuni me përpjekjet globale dhe lokale 
duke organizuar eventin tuaj për të
Dielën e Jetimëve më 10 nëntor 2024.

Mos hezitoni të na kontaktoni për më shumë informacione : [email protected] ose [email protected].

Takime mujore për lutje

Një takim për t’u lutur për jetimët ishte themeli për krijimin e lëvizjes Shqipëria pa Jetimë.

Takimet e lutjeve vazhdojnë çdo muaj me një bindje të qartë se Zoti ishte duke na thirrur të dëgjonim Zemrën e tij për fëmijët që janë vetëm dhe në nevojë. Ne mblidhemi në qytete dhe kisha të ndryshme në Shqipëri dhe herë pas here online për t’u bashkuar të gjithë, anembanë vendit.

Të gjithë janë të mirëpritur të na bashkohen! Ne besojmë se aftësia jonë për të dëgjuar Zotin, për të ndjekur udhëheqjen e tij dhe për të shprehur dashurinë e Tij për fëmijët jetimë dhe vulnerabël, varet nga gatishmëria jonë për  tu lutur e kërkuar Zotin sëbashku.

Gjithashtu, ne e dimë që kujdesi për fëmijët jetimë ka sfida të shumta, dhe përmes lutjes ne mund të mbështesim njëri- tjetrin, të ndërmjetësojmë për fëmijët dhe situatat që hasim dhe t’i kërkojmë Zotit tonë të lëvizë malet në emër të këtyre fëmijëve të çmuar.

Nëse dëshironi të jeni pjesë e rrjetit tonë, të mësoni më shumë apo të bashkoheni me të tjerë që janë duke u lutur në komunitetin tuaj, ju lutemi të kontaktoni Bob Watanabe ([email protected]) ose Prenda Zefi ([email protected]).

Trajnime mbi përkujdesin
e informuar mbi traumën

Të kuptuarit e traumës dhe ndikimit të saj është thelbësor për çdokënd që punon me fëmijë dhe familje vulnerable. Trauma mund të prekë thellësisht zhvillimin emocional, fizik, social, dhe pa mbështetjen e duhur mund të vazhdojë të ndikojë kapacitetin e fëmijës për t’u zhvilluar. Trajnimet për përkujdesjen e informuar mbi traumën, pajisin individët dhe organizatat me mjete për të dalluar traumën, për t’u përgjigjur me dhembshuri dhe në mënyrë efektive si dhe për të krijuar një mjedis ku mund të ndodhë shërimi.

Nëpërmjet Shqipëria pa Jetime, ne jemi të përkushtuar t'ju ndihmojmë të fitoni kuptimin dhe aftësitë e nevojshme për të mbështetur fëmijët që kanë përjetuar trauma.

1

Trajnim online

Për ju që kërkoni fleksibilitet, mund të përdorni kursin online 'Hyrje mbi Përkujdesin e informuar mbi traumën'. Regjistrohuni sot dhe mësoni sipas ritmit tuaj!

2

Trajnim në grup

Për grupet ose organizatat që kërkojnë të thellojnë njohuritë e tyre bashkërisht,  mund t’ju ndihmojmë të lidheni me trajnues që ofrojnë trajnime për grupe. 

Për më shumë informacion, kontaktoni: [email protected]

Konferenca

Shqipëria pa Jetime organizon konferenca që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe krijimin e marrëdhënieve ndërmjet personave që janë të përfshirë në kujdesin ndaj jetimëve. Këto konferenca bashkojnë individë, profesionistë, kujdestarë, OJF dhe drejtues të kishës për të diskutuar praktikat më të mira, për të shkëmbyer përvoja dhe për të nxitur bashkëpunimin.

1

Konferenca të mëparshme

Shqipëria pa Jetime, gjatë këtyre viteve të fundit, ka organizuar disa konferenca që kanë trajtuar tema të tilla si situata e jetimëve në Shqipëri dhe roli i kishës ndaj kujdesit për jetimët (parandalimi dhe ndërhyrja). Këto evente kanë qënë mundësi të vlefshme rrjetëzimi duke nxitur të kuptuarin më të qartë të sfidave me të cilat përballen fëmijët jetimë.

2

Konferencat e ardhshme

Do të vazhdojmë të organizojmë konferenca të cilat do të shërbejnë si një vend për t'u angazhuar me të tjerët që janë të përkushtuar ndaj kujdesit për fëmijët jetimë. Qëndroni vigjilentë për të parë lajmërimet tona për evente të ardhme, ku mund të mësoni më shumë, të ndani ide dhe të kontribuoni në forcimin e rrjetit  për mbështetjen e fëmijët jetimë.