Albania Without Orphans

Shqipëria Pa jetimë (AWO) është një thirrje për t’i dhënë zgjidhje çështjes së jetimëve në Shqipëri duke transformuar jetët, komunitetet dhe shoqërinë. 

Pse

Në vitin 2019, vlerësimet dhe statistikat tregojnë se ka më shumë se 1 miliard fëmijë që jetojnë në rrezik në të gjithë botën.
Në Shqipëri, çdo vit afërsisht 1000 fëmijë identifikohen si raste të reja që kanë nevojë për mbrojtje.

  • 40 fëmijë  vendosen çdo vit në institucionet rezidenciale.
  • 15 fëmijë braktisen që nga momenti kur vijnë në jetë

Me fjalën jetim kuptojmë çdo fëmijë që është:

  • me statusin e jetimit – ka humbur njërin ose të dy prindërit 
  • jetim social – jeton jashtë kujdesit familjar, duke përfshirë jetimoret
  • zemër jetime – përjeton abuzim, neglizhencë ose shfrytëzim.

Kisha në të gjithë botën është e pozicionuar në mënyrë unike për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet qeverisë, biznesit, besimeve dhe sferave të tjera të ndikimit, drejt vizionit të një bote pa fëmijë jetimë dhe të pambrojtur.


Në Shqipëri, Kisha po i përgjigjet thirrjes për të pasqyruar zemrën e Zotit për jetimët, duke ndërtuar bashkëpunime drejt një ndryshimi shoqëror në mënyrë që asnjë fëmijë të mos lihet pa familje.

"Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve ...
Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje"

- Psalmi 68:5-6

kush jemi

Albania Without Orphans
Shqipëria Pa Jetimë (AWO)
është pjesë e një lëvizjeje të krishterë botërore.

worldwithoutorphans.org your text here...

AWO është një përpjekje nga një gamë e gjerë organizatash, kishash dhe individësh që po punojnë së bashku përmes partneritetit joformal.

Vizioni është ta shohim Shqipërinë si një vend ku cdo fëmijë ka përkujdesjen dhe sigurinë e një familje që e do dhe arrinë të përmbushë potencialin që i ka dhënë Perëndia.

Misioni ynë  është të thërrasim Kishën në lutje dhe në veprim duke lehtësuar bashkëpunimin në gjetjen e zgjidhjeve për jetimët në Shqipëri .

Çfarë është e rëndësishme për ne

Ne jemi të bindur se:

Çdo fëmijë ka një vlerë të qënësishme dhe një të drejtë të pakushtëzuar për zhvillim tërësor.


Një familje e shëndetshme është mjedisi më i mirë për një fëmijë për t'u zhvilluar dhe lulëzuar.

Kisha është thirrur të kujdeset për jetimët dhe është një aktor kryesor në përpjekjet lokale dhe botërore për t'i dhënë zgjidhje çështjes së jetimëve.

Bashkëpunimi është i rëndësishëm për të transferuar këto vlera thelbësore në të gjitha shoqëritë dhe për të parë se transformimi ndodh si në shkallë kombëtare dhe në atë botërore.

si punojmë

Ekipi i AWO zhvillon plane veprimi, duke ndjekur një strategji të organizuar në tre drejtime të ndryshme:

Aktivizim – mobilizimi i individëve dhe partnerëve për të sjellë ndryshime përmes:

  • lutjes – koha mujore e lutjes
  • të vepruarit – E diela e jetimëve

Lidhja – ndërtimi i rrjeteve bashkëpunuese në të cilat pjesëmarrësit ndajnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri

  • Qendrat ditore dhe drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijëve
  • Prindërit birësues dhe kujdestarë


Pajisja – sigurimi i qasjes në ide, trajnim dhe mjete praktike

  • Legjislacioni dhe Strategjia e Kujdesit Alternativ
  • Kujdes i informuar për traumën
  • Burimet e uebit për anëtarët e AWO