shqipëria Pa Jetimë (AWO)
AWO është një thirrje për t’i dhënë zgjidhje çështjes së jetimëve në Shqipëri duke transformuar jetët, komunitetet dhe shoqërinë.
Pse
Në vitin 2019, vlerësimet dhe statistikat tregojnë se ka më shumë se 1 miliard fëmijë që jetojnë në rrezik në të gjithë botën.
Në Shqipëri, çdo vit afërsisht 1000 fëmijë, si raste të reja identifikohen që kanë nevojë për mbrojtje.
Me fjalën jetim kuptojmë çdo fëmijë që:
Kisha në të gjithë botën është e pozicionuar në mënyrë unike për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet qeverisë, biznesit, besimeve dhe sferave të tjera të ndikimit drejt vizionit të një bote pa fëmijë jetimë dhe të pambrojtur.
Në Shqipëri, Kisha po i përgjigjet thirrjes për të pasqyruar zemrën e Zotit për jetimët, duke ndërtuar bashkëpunim drejt ndryshimit shoqëror që nuk lë asnjë fëmijë pa familje.
"Perëndia në banesën e tij të shenjtë është babai i jetimëve ...
Perëndia bën që i vetmuari të banojë në një familje"
- Psalmi 68:5-6
kush jemi
Shqipëria Pa Jetimë (AWO)
është pjesë e një lëvizjeje të krishterë botërore.
worldwithoutorphans.org your text here...
AWO është një përpjekje nga një gamë e gjerë organizatash, kishash dhe individësh që po punojnë së bashku përmes partneritetit joformal.
The vision is to see Albania as a place where every child is cared for in a safe and loving family, and where every child reaches their God-given potential.
Misioni ynë është të thërrasim Kishën në lutje dhe në veprim duke lehtësuar bashkëpunimin në gjetjen e zgjidhjeve për jetimët në Shqipëri .
Çfarë është e rëndësishme për ne
Ne jemi të bindur se:
Çdo fëmijë ka një vlerë të qënësishme dhe një të drejtë të pakushtëzuar për zhvillim tërësor.
Një familje e shëndetshme është mjedisi më i mirë për një fëmijë për t'u zhvilluar dhe lulëzuar.
Kisha është thirrur të kujdeset për jetimët dhe është një aktor kryesor në përpjekjet lokale dhe botërore për t'i dhënë zgjidhje çështjes së jetimëve.
Bashkëpunimi është i rëndësishëm për të transferuar këto vlera thelbësore në të gjitha shoqëritë dhe për të parë se transformimi ndodh si në shkallë kombëtare dhe në atë botërore.
si punojmë
Ekipi i AWO zhvillon plane veprimi, duke ndjekur një strategji të organizuar në tre drejtime të ndryshme:
Aktivizim – mobilizimi i individëve dhe partnerëve për të sjellë ndryshime përmes:
- lutjes – koha mujore e lutjes
- të vepruarit – E diela e jetimëve
Lidhja – ndërtimi i rrjeteve bashkëpunuese në të cilat pjesëmarrësit ndajnë dhe mësojnë nga njëri-tjetri
- Qendrat ditore dhe Drejtuesit e Shtëpisë së Fëmijëve
- Prindërit birësues dhe kujdestarë
Pajisja – sigurimi i qasjes në ide, trajnim dhe mjete praktike
- Legjislacioni dhe Strategjia e Kujdesit Alternativ
- Kujdes i informuar për traumën
- Burimet e uebit për anëtarët e AWO
E Diela e Jetimëve
7 Nëntor 2021
Të DIELËN E JETIMËVE, besimtarë të krishterë në të gjithë botën festojnë dashurinë e Zotit në mbrojtje të kauzës së jetimëve, edhe gjithashtu është një thirrje për ne për të bërë të njëjtën gjë.
Këtë vit, E Diela e Jetimëve do të ndodh për herë të dytë në Shqipëri. Bashkohuni me përpjekjen globale dhe shihni se
si mund të jeni ME jetimët dhe të pambrojturit.
Angazhohuni në LUTJE, NDAJENI MESAZHIN ose ORGANIZONI një aktivitet ose një projekt me kishën tuaj.
kontaktet
Ndërsa angazhohemi me ata që i shërbejnë Kishës botërore, iniciativa e AWO koordinohet nga:
Alfred & Prenda Zefi
(Hope for the World)
Bethany Christian Services
Bob & Cathy Watanabee
(Bethany Christian Services)
Sylvain & Ruth Vergnon
(Alo!Mik Foundation)
Nëse keni një pyetje, reagim ose thjesht dëshironi të jeni në kontakt me dikë prej nesh?
Ne do të dëshironim të dëgjonim prej jush: [email protected]